VIDEO/ Gol alla “Del Piero” dhe penallti e saktë, Erzenin nuk e ndal as moti i keq kundër Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 18:29

VIDEO/ Gol alla “Del Piero” dhe penallti e saktë, Erzenin nuk e ndal as moti i keq kundër Orikut

Erzeni arriti të fitonte sfidën e sotme në Grupin A të Kategorisë së parë kundër Orikut me rezultatin 2-0. Pavarësisht terrenit të rënduar të stadiumit “Tofik Shajari” në Shijak, Erzeni arriti të merrte 3 pikë të rëndësishme pas fitores së papritur javën e kaluar kundër Dinamos.
pjimage (14)
Në minutën e 11-të, Hima realizon një gol spektakolar ndaj bregdetarëve. Ai shnënon në stilin alla “Del Piero” jashtë zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar t’i mohojë golin.

Erzeni nuk e uli ritmin e lojës dhe 6 minuta më pas fiton penallti. Xhabrahimi nuk fal nga 11 metra dhe dyfishon shifrat. Më pas, shijakasit administrojnë më së miri ndeshjen duke fituar ndeshjen e dytë radhazi.

Pas 10 javëve, Erzeni ka grumbulluar 11 pikë duke barazuar në renditje Orikun dhe Vorën.

FT| ERZENI-ORIKU 2-0
Golat: Hima 11′, Xhabrahimi 17′ (p)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"