VIDEO/ Goditje e fortë me të djathtën dhe KO për 2 sekonda, Diaz mbyll ndeshjen pa e nisur mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 12:04

VIDEO/ Goditje e fortë me të djathtën dhe KO për 2 sekonda, Diaz mbyll ndeshjen pa e nisur mirë

Ditën e djeshme është regjistruar nokauti më i shpejtë, në BKFC, organizatën që lejon boksierët të luftojnë pa doreza.

nokaut

Uli Diaz nga Kuba ka arritur të mposhtë amerikanin Donelei Benedeto për vetëm 2 sekonda. Sapo bie gongu për fillimin e dyluftimit, Diaz lëshon një të djathtë të fuqishme duke e hedhur kundërshtarin direkt në ring.

Boksieri amerikan ka rënë pa ndjenja në ring, teksa Diaz nisi të festojë menjëherë, në një ndeshje që ai e mbylli për 2 sekonda, duke i mahnitur të gjithë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"