Video / Goditja e dënimit e Rodiguez i jep Milanit fitoren e parë europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 22:00

Video / Goditja e dënimit e Rodiguez i jep Milanit fitoren e parë europiane

Milani ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 ndeshjen e parë në turin e tretë të Ligës së Europës ndaj Krajovës në Rumani, në një duel që rezultoi më i komplikuar sesa mendohej.

C_29_articolo_1164595_upiImgLancioOriz

Vendasit nuk u frikësuarin nga emri i madh i skuadrës italiane dhe kërkuan disa herë të shënonin në portën e kuqezinjve duke vënë në vështirësi Donarumën, ndërsa nga radhët e italianëve, Kutrone vazhdoi të ishte më i rrezikshmi, duke goditur edhe shtyllën.

Por goli do të vinte vetëm falë goditjes së dënimit të Rikardo Rodriguez në minutën e 42-të të sfidës, kur mbrojtësi lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar Kalançea. Ky ishte goli i vetëm i ndeshjes, edhe pse rastet nuk munguan nga të dy palët në pjesën e dytë.

Në fund, Milani doli nga kjo ndeshje me një fitore shumë të vlefshme në transfertë, që bën më të thjeshtë takimin e kthimit dhe kualifikimin në fazën play-off të Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"