VIDEO/ Goditi topin me shpejtësi 120 km/h, tenisti australian bën të qajë tifozin në stadium
Tenisti Nik Kirgios vihet serish në vëmendjen e mediave australiane, kësaj radhe për një situatë të pakëndshme për një tifoz të vogël në stadium.
Australiani ishte partner me tenistin Thanasi Kokiniakis dhe po luanin kundër dyshes Majkëll Venus dhe Tim Puetz. Gjatë lojës, australiani goditi topin me një shpejtësi prej 120 km/h.
Por kjo goditje përfundoi në stomakun e një fëmije të vogël, i cili filloi menjëherë të qajë. Kjo gjë e vuri në faj Kirgios, i cili menjëherë i kërkoi falje dhe i dhuroi tifozit një prej raketave të tij të tenisit. Ky gjest u duartrokit nga i gjithë stadiumi.
Nick Kyrgios accidentally hit a kid in the crowd with a wayward shot… 😳
So he gives him his RACKET in a special moment. 👏❤️#AusOpen – Live on 9Now pic.twitter.com/pZ4ooL7ljY
— Wide World of Sports (@wwos) January 25, 2022
PANORAMASPORT.AL
