VIDEO/ Goditi me shishe kokës yllin e Marsejës, dënim shembullor për tifozin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 18:32

VIDEO/ Goditi me shishe kokës yllin e Marsejës, dënim shembullor për tifozin francez

Incidenti i ndeshjes Olimpik Lion-Marsejë vazhdon të përflitet në Francë. Sulmuesi i miqve, Dimitri Paje u godit me shishe kokës nga një tifoz. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej. Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin për tifozin e Lionit.

shpulle

Tifozi u dënua me 6 muaj lirim me kusht, gjithashtu dhe me 5 vite përjashtim nga stadiumet. Gjykatësja Beatris More foli në një deklaratë për këtë vendim.

“Ne po shohim një rritje të aksidenteve dhe akteve të dhunës dhe kërkoj një dënim shembullor”.

Ndoshta dënimin më të madh ai e ka marrë nga tifozët e skuadrës së tij, të cilët e goditën me shpullë pas asaj që bëri.

Tani tifozit i duhet të shlyejë dënimin për gjestin e turpshëm që bëri. Ky nuk i vetmi precedent për dhunën në stadiumet e kampionatit francez. Mesa duket disiplina po merr masa që këto ngjarje mos të përsëriten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"