VIDEO/ Gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë rezervojnë statistikën e veçantë, Çelsi dhe Lestëri shënuan gol në minutën e njëjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 15:02

VIDEO/ Gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë rezervojnë statistikën e veçantë, Çelsi dhe Lestëri shënuan gol në minutën e njëjtë

Finalja e Kupës së Anglisë do të luhet ndërmjet Çelsit dhe Lestërit në datën 15 maj në stadiumin gjigand të Uemblit.

ihenacco

Të dyja skuadrat morën një fitore minimale 1-0, teksa Çelsi mposhti Sitin me një gol nga Zijesh ndërsa Lestëri mposhti Sauthemptonin pas një goli të sulmuesit Iheanaço. E veçanta është se të dy golat e fitores kanë ardhur në minutën e njëjtë të ndeshjes, në të 55-të dhe nga një aksion thuajse identik nga krahu i majtë i fushës.

Rastësia e madhe i ka habitur të gjithë se si gjysmëfinalet përfunduan me rezultat të njëjtë nga një gol i shënuar në minutën e njëjtë. Kot nuk thonë që rastësia është mbreti i botës.


Goli i Lestërit në minutën e 55-të

Goli i Çelsit në minutën e 55-të

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"