VIDEO/ Gjyqtari rus masakron Vllazninë, humbje me dy penallti të dyshimta dhe një lum kartonësh në Bosnje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2021 | 0:00

VIDEO/ Gjyqtari rus masakron Vllazninë, humbje me dy penallti të dyshimta dhe një lum kartonësh në Bosnje

Humbje mes shumë polemikash për Vllazninë. Shkodranët e trajnerit Brdariç u mposhtën me rezultatin 3-1 ndaj Shiroki Brijeg, në një sfidë ku protagonist absolut u bë gjyqtari rus Matjunin, i cili akordoi 2 penallti të dyshimta në favor të boshnjakëve, si dhe nxori nga xhepi, plot 12 kartonë të verdhë e 2 të kuq për shkodranët.

Vllaznia 3-1

Mesfushori Krymi dhe trajneri Brdariç u përjashtuan nga loja në minutat e fundit, ndërkohë që golin që mban ende ndezur shpresat e Vllaznisë, e realizoi talenti Çoba në minutën e 90+2.

Krymi Ardit

Për vendasit realizoi dopietë Staniç nga pika e bardhë e penalltisë si dhe Lukiç në minutën e 77-të. Sfida e radhës do të zhvillohet pas 1 javë në “Loro Boriçi”, ku shkodranët do të tentojnë përmbysjen e madhe.

STATISTIKAT E NDESHJES PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT” 

Vllaznia 13

FT/ SHIROKI BRIJEG-VLLAZNIA 3-1

Staniç 43′ (p), 52′ (p), Lukiç 77′  / Çoba 90+2′ 

KOMENTI LIVE

90+2′ GOOOOL VLLAZNIA 3-1/ Shkodranët ngushtojnë shifrat me Mehdi Çobën, që tregohet i saktë, me portën e boshatisur. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Arbitri e bën baltë, ndëshkon me karton të dytë të verdhë Krymin, si dhe largon nga stoli me karton të kuq trajnerin Brdariç.

82′ Trajneri Brdariç kryen edhe 2 zëvendësimet e fundit. Largohen nga fusha e lojës, Bulatoviç dhe Kruja në vend të tyre Fangaj dhe Liridon Latifi.

77′ Gol Shiroki 3-0/ Tjetër gol i boshnjakëve. Pas një harkimi mjaft të bukur të numrit 3 Mediç nga e djathta, sulmuesi Lukiç nuk ka falur brenda zonës, duke goditur saktë! 

67′ Minuta majft të mira për Vllazninë që kërkon me ngulm golin, por Çoba nuk devijon me kokë brenda zonës, pas harkimin nga e majta.

65′ Tre zëvendësime te Vllaznia, largohen Dilaver, Kaleziç dhe Ardit Hoxhaj, në vendin e tyre Da Silva, Çoba dhe Durdeviç.

62′ Shkodranët hidhen në sulm në kërkim të golit. Pas harkimit nga e djathta, teksa topi po shkonte drejt Dilaver ndërhyn mbrojtja e Shirokit që largon rrezikun në këndore.

54′ Vllaznia rrezikon me një kundërsulm të shpejtë,  Ardit Hoxhaj godet traversën pas një aksioni të bukur në zonën e boshnjakëve. Ka pretendime që topi mund ta ketë kaluar vijën, por gjyqtari vijon lojën.

52′ Gol Shiroki 2-0/ Përsëri Staniç, kapiteni i Shirokit nuk gabon përballë Zogoviç dhe dyfishon shifrat.

51′ Penallti për Shirokin. Ardit Krymi ndalon me faull kundërshtarin, për gjyqtarin është penallti. Protesta të shumta në kampin shkodran. Tjetër 11-metërsh i dyshimtë për boshnjakë!

49′ Vendasit provojnë me një kundërsulm të rrezikshëm, Staniç godet mbi kuadratin e mbrojtur nga Zogoviç.

46′ Starton pjesa e dytë! Vllaznia shkelmon topin nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë! Vllazni e vakët në pjesën e parë, përjashtuar një rast të Ardit Hoxhajt me kokë. Boshnjakët pozicional dhe mjaft të rrezikshëm në daljet para.

45′ Minuta të mira për Vllazninë, Hoxhaj humbet një tjetër rast të artë brenda zonës duke fituar vetëm goditje nga këndi.

43′ Gol Shiroki 1-0/ Staniç nuk gabon nga pika e 11-metërshit duke mposhtur portierin Zogoviç i cili nuk e kupton krahun e gjuatjes.

42′ Kapiteni Gurishta ndal me faull sulmuesin boshnjak. Për gjyqtarin është penallti i cili gjithashtu ndëshkon dhe Gurishtën me karton të verdhë. 11-metërsh tepër i dyshimtë në dëm të shkodranëve.

39′ Brdariç duket mjaft i nervozuar, nuk është dakord me asnjë vendim të gjyqtarit të ndeshjes.

38′ Vllaznia tenton të dalë shpejt para, por Hoxhaj ndalet me faull në mesfushë.

36′ Minuta të mira për vendasit, në pesë minutat e fundit kanë arritur të zotërojnë 80% të qarkullimit të topit.

33′ Shkodranët të mbyllur në mbrojtje në këto minuta, mesfusha nuk arrin të bëjë asnjë dalje para.

29′ Momente paniku në fushë, Bulatoviç përplaset keq me Ikiç teksa futbollisti i Vllaznisë ndëshkohet me karton të verdhë. Në fushë vjen ndihma e mjekëve.

28′ Përsëri vendimtar Zogoviç, pritje vedimtare duke i mohuar boshnjakëve një gol të sigurt.

26′ Mjaft i ashpër gjyqtari i sfidës, Matjunin. Pas Krymit, ndëshkon dhe trajnerin Brdariç për protesta.

24′ I vëmendshëm Mevlan Adili, largon në goditje këndi një top të rrezikshëm në zonë.

21′ Dalje e shpejt e Shirokit, por aksioni ndërpritet shpejt pas një pasimi të gabuar në zonën e shkodranëve.

18′ Ardit Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në goditjen nga këndi.

17′ Ndeshje mjaft me ritëm, dyja skuadrat kërkojnë me ngulm golin e avantazhit me kundërsulme duke lënë hapësira të mëdha në prapavijë.

15′ Përgjigjet Vllaznia, Ardit Hoxhaj humbet një shans të artë duke goditur keq me kokë pasi ndodhej i vetëm në zonën kundërshtare.

13′ Super Zogoviç! Portieri i shkodranëve bën heroin dhe shmang një gol të sigurt.

11′ Momente të mira për vendasit, boshnjakët mjaft aktiv me kundërsulme kërkojnë me ngul golin e avantazhit.

8′ Çfarë rasti humbet Shiroki! Një dalje e shpejtë nga krahët nxjerr sulmuesin Vujinoviç përballë portierit, por nuk arrin dot të devijojë topin në rrjetë.

7′ Provojnë rrezikshëm boshnjakët, Zogoviç është i vëmendshëm dhe neutralizon një top të rrezikshëm në zonë.

4′ Provon rrezikshëm Bulatoviç me një gjuajtje nga jashtë zone, por portieri vendas Miskiç pret pa problem.

3′ Kapiteni shkodranëve Gurishta luan mjaft mirë me topin në krahun e majtë, por kuptohet ideja e tij dhe topi del në rivënie anësore.

1′ Starton sfida, Shiroki luan topin e parë në mesfushë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shiroki Brijeg: Miskiç, Mediç, Obsivaç, Juriç, Culjak, Begiç, Vukoja, Staniç, Ikiç, Jurilj, Vujinoviç. Trajner: Toni Karaçiç

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, A.Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç (në dispozicion: Qarri, Shima, Paloka, Latifi, Durdeviç, Smajli, Fangaj, Kalaja, Radovani, U.Hoxha, Da Silva, Çoba)

Gjyqtarë: A.Matjunin, V.Dançenko, D.Mosjakin (Rusi);

Shiroki

Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"