VIDEO/ Gjyqtarët e bëjnë “baltë”, Kukësi fiton me polemika ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 15:40

VIDEO/ Gjyqtarët e bëjnë “baltë”, Kukësi fiton me polemika ndaj Vllaznisë

Kukësi mposhti mes polemikash Vllazninë, në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Shameti dhe Musolli ishin autorët e golave për kampionët në fitoren 2-0, ndërkohë në minutën e 63-të, gjyqtari Hamiti i mohoi një penallti skuadrës shkodrane.

Musolli

2 minuta nga fundi, sulmuesi Xhevahir Sukaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi i rrëmbeu topin nga duart portierit Frashërit. Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Vllaznia mban vendin e 3-të nga fundi me 27 pikë, një më pak se Teuta e parafundit.

Ndeshja

KUKËSI-VLLAZNIA 2-0

Shameti 33′, Musolli 77′

Përfundon takimi në “Zeqir Ymeri”.

88′ Xhevahir Sukaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për shkak se i rëmbeu topin nga duart portierit Frashëri. Një moment i dyshimtë që kërkon interpretimin e rregullores.

83′ Pranë golit të tretë Kukësi, gjuajtja e Ethemit përfundon fare pranë traversës së portierit Sherri.

80′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Donjet Shkodra, vendin e tij e ze Rustem Hoxha.

77′ GOOOOL Kukësi 2-0. Kundërsulm vrasës i vendasve. Ethemi depërton bukur nga e djathta, dhe fut një top në zonë për Musollin, i cili me portë të boshatisur e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. Pas shënimit të golit mesfushori kosovar ka hequr fanellë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë dhe duke humbur ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit. 

74′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Kalaja vendin e tij e ze Gurishta.

73′ Shumë pranë goli të dytë Kukësi me Donjet Shkodrën, gjuajtja e mesfushorit u ndal në kurizin e Gurit, i cili bëri rolin e një mbrojtësi shkodran.

69′ Zëvendësim tek Kukësi, largohet Maldin Ymeraj, vendin e tij e ze Ethemi.

67′ Pranë golit skuadra e Vllaznisë me Andi Ribaj, topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën e Frashërit.

63′ Vazhdojnë bëmat e gjyqtarëve në futbollin shqiptar. Mbrojtësi Alla ka ngatërruar sportin dhe ka “mundur” Sukajn në zonë, por për gjyqtarin Hamiti nuk kemi 11-metërsh. Katastrofike!

50′ Donjet Shkodra provon me një gjuajtje pas një rrëmuje në zonë, por topi përfundoi jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Përfundon pjesa e parë në “Zeqir Ymeri”, Kukësi-Vllaznia 1-0. 

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

45′ Mundësi e artë për Vllazninë për të barazuar rezultatin me anë të Sukajt, por sulmuesi shkodran i vetë përballë Frashërit, ka dështuar me tentativën e tij.

40′ Gilman Lika kroson në zonë nga një goditje dënimi në pozicion ballor, larg me portën, topi devijohet dhe shkon në duart e Frashërit.

39′ Karton i verdhë edhe për mbrojtësin Olsi Gocaj. I katërt karton i verdhë për Vllazninë në ketë ndeshje.

34′ Elton Kale ndëshkohet për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

33′ GOOOOOOL Kukësi. Pas një krosi të bukur nga ana e Shkodrës, topi ka shkuar tek Ylli Shameti, i cili ka goditur me kokë duke dërguar topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga mbrojtësi Berisha. 

32′ Sukaj dhe Ribaj ndëshkohen nga gjyqtari Hamiti për protesta.

29′ Ergis Mersini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

24′ Një tjetër shans shënimi për Kukësin, gjuajtja fluturimthi e Gurit, është devijuar nga portieri Sherri në këndore.

21′ Mundësi e shkëlqyer për Kukësin me Maldin Ymerajn, mesfushori ka gjuajtur me kokë nga brenda zonës, topi ka përfunduar jashtë kuadratit.


20′ Xhevahir Sukaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Asnjë rrezik në portën e të dyja skuadrave. Loja zhvillohet e gjitha në mesfushë.

3′ Vllaznia jep shkëndijën e parë me Sukajn, gjuatja e sulmuesit, nuk kontrollohet siç duhet nga portieri Frashëri dhe përfundon në goditje këndi.

1′ Ka startuar takimi në “Zeqir Ymeri”.

Kukësi: Frashëri, Shameti, Alla, Idrizi, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Ymeri, Shkodra, Kale, Guri. Trajneri: Piter Pakult

Vllaznia: Sherri, Mersini, Berisha, Pjeshka, Gocaj, Tafili, Orelesi, Lika, Kalaj, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kukesi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"