VIDEO/ Gjykim skandaloz në Lushnjë, ja penalltia e pa dhënë dhe goli i anuluar ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2018 | 23:34

VIDEO/ Gjykim skandaloz në Lushnjë, ja penalltia e pa dhënë dhe goli i anuluar ndaj Partizanit

Partizani barazoi 1-1 me Lushnjën ditën e sotme, por pati edhe disa raste që të kuqve iu mohuan për të shënuar. Në minutën e 64-t, Asani pretendoi për një penallti, pasi u tërhoq nga fanella brenda zonës, por për gjyqtarin Ziri nuk ishte asgjë.

penalltia partizani

Më pas, në minutën e 82-të, Çani dhe Ibrahimi kombinuan mirë në zonë, dhe ky i fundit pasoi për Malën që shënoi, por ishte anësori që ngriti flamurin për pozicion të parregullt të Ibrahimit, që në fakt ishte shumë e dyshimtë.

(64′ – Penalltia e pa dhënë ndaj Asanit)

 

(82 – Goli i anuluar i Partizanit)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"