VIDEO/ Gjykim i saktë me dy penallti që nuk ekzistojnë, shikoni moviolën e sfidës Teuta-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 9:11

VIDEO/ Gjykim i saktë me dy penallti që nuk ekzistojnë, shikoni moviolën e sfidës Teuta-Laçi

Teuta-Laçi ishte vlerësuar nga FSHF-ja si kryendeshja e javës së 26- të, pasi ishin vendosur gjashtë arbitra për të mbajtur drejtësinë në këtë sfidë. Kryesor ishte arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti, si dhe ndihmës të tij ishin dy anësorë po të FIFA-s, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Kreshnik Cjapi dhe Olsid Ferataj ishin arbitra të linjës, ndërsa arbitër i katërt ishte Ilir Tartari.

T

Rastet për moviolë kishin të bënin me dy pretendime të durrsakëve për penallti, por që nuk rezultuan të tilla.

28′ Bregu rrëzohet në zonë pasi driblon Ignjatoviç. Durrsakët kërkojnë penallti, por arbitri Hamiti është afër aksionit dhe nuk e akordon. Pamjet filmike i japin të drejtë gjyqtarit, pasi Bregu nuk ka pasur kontakt.

59′ Xhekson i merr kohën Markut dhe në përpjekje për të goditur topin, rrëzohet në zonë. Kërkohet penallti nga Teuta, por Hamiti vazhdon lojën. Një vendim i drejtë, pasi dueli ka qenë brenda limiteve dhe s’ka pasur pengim nga lojtari i Laçit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"