VIDEO/ Gjorgjeviç në fillim e Muçi në fund të pjesës së dytë, Tirana barazon me Besëlidhjen dhe kalon në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 23:01

VIDEO/ Gjorgjeviç në fillim e Muçi në fund të pjesës së dytë, Tirana barazon me Besëlidhjen dhe kalon në gjysmëfinale

 

Tirana kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Me barazimin 1-1 në Lezhë dhe fitoren e 5-1 në sfidën e parë, skuadra e Egbosë vuajti jo pak në 90-minutëshin e dytë. Edhe pse pothuajse u asfiksua nga vapa dhe goli i Xhorxheviçit, humbja u evitua nga goli i Ernest Muçit në minutën e dytë shtesë të takimit. Të tjerat janë histori. Tirana ia del që me rezultatin e përgjithshëm 6-2 të jetë dy ndeshje larg finales së Kupës së Shqipërisë.bandicam 2020-06-24 17-17-31-229

NDESHJA – Nën një vapë të tmerrshme lezhjane, bardheblutë zbresin në fushën e lojës. Ia del të jetë në fushë edhe Tefik Osmani, ndërkohë që 11-shja e Kupës ka nga titullarët vetëm Jurgen Çelhakën. Gjithsesi, në pjesën e parë, veç një bërryli ndaj Halilit, nuk ka asnjë gjë të veçantë. Madje, as gjuajtje në portë. Një turp më vete për skuadrat që nuk shkojnë dot në zonën e njëra-tjetrës. Rasti i vetëm i shënuar është në fund të pjesës së parë, nëse mund të quhet kështu, është një gjuajtje me kokë e Çokiçit në fund të pjesës së parë në minutën e 43-të. Sfera kalon shumë larg kuadratit. Me rezultatin e bardhë mbyllet pjesa e parë e takimit.

PJESA E DYTË – Ndryshe nga fraksioni i parë, i dyti nis më i shpejtë dhe me epërsi të Besëlidhjes. Lezhjanët ia dolën që të organizonin një sulm që nga gjysmëfusha e tyre me anë të Hoxhës, i cili i dha një top Bushit nga e majta. Ky i fundit pikas të zbuluar Xhorxheviçin, ia jep topin saktë dhe serbi gjuan duke e dërguar topin në trekëndëshin e majtë të Bakajt në rrjetë dhe 1-0. Edhe pse pësoi gol, Tirana ishte e qetë pasi ishte në avantazhin e tre rrjetave, kësisoj nuk u lodhën shumë. Në minutën e 49-të, Dunga ka një rast të mirë për të barazuar rezultatin, sepse vetëm me portierin vendës gjuan në mënyrë skandaloze. Pas aktivizimit të Muçit, sulmi bardheblu gjallërohet duke e kërkuar barazimin.tirana beselidhja

Muçi në të 69-ën ka rastin më të mirë për të shënuar, por gjuajtja e tij pritet nga Vukasinoviç. Në 20 minutat e fundit loja e Tiranës u spostua në gjysmëfushën lezhjane, por pa mundur që bardheblutë të shënonin. Goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë. Ernest Muçi barazon rezultatin. Është Kraja që merr krahun dhe pason te vija e 16-shes për sulmuesin bardheblu. Ky i fundit kalon një kundërshtar godet dhe barazon rezultatin. Me rezultatin 1-1 mbyllet takimi, ndërsa Tirana kualifikohet në gjysmëfinale.

FT| Besëlidhja-Tirana 1-1

Gjorgjeviç 46’/ Muçi 92′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

92′ GOOOOOOOOOOL 1-1 Tirana. Vendoset baraspesha në Lezhë, Enese Muçi shënon për Tiranën dhe barazon shifrat.

91′ Mundësi e mirë për Tiranën me Hasanin që shfaqet përballë portierit, por heziton të gjuajë dhe mbyllet aksioni.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë nga arbitri i 4-t.

83′ Ndihet lodhja tek të dyja skuadrat, të cilat tani vetëm qarkullojnë topin.

71’ Plori bën edhe dy lëvizje të tjera në formacion, largohen nga fusha e lojës Hoxha dhe Pergjoni, tu aktivizuar Berisha dhe Merdini.

68’ Tjetër rasti i mirë për Tiranën, këtë herë me Muçin, i cili gjuan bukur në hyrje të zonës, por portieri i Besëlidhjes pret përsëri.

63’ Pranë golit Tirana me Çejkun, i cili pasi merr një pasim nga Halili rrotullohet bukur në zonë dhe gjuan menjëherë, por ndal gjithçka portieri Vukasinoviç.

61’ Zëvendësim i dyfishtë te Besëlidhja, largohen nga fusha Hajdari dhe Fetaj, për t’i lënë vendin Kolecit dhe Rustemajt.

58’ Edon Hasani shikon një dalje të portierit të Besëlidhjes dhe menjëherë gjuan nga mesi i fushës, por gjuajtja e tij është e dobët.

57’ Tjetër zëvendësim te bardheblutë, largohet nga fusha e lojës Dunga për t’i lënë venin Muçit.

54’ Hidhet para Besëlidhja pas golit të avantazhit, teksa Hepaj provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi ndalet nga Osmani.

49’ E pafalshme çfarë ka humbur Dunga, i cili pas një asisti të marrë nga Hasani në zonë, gjuan keq dhe humb një mundësi shumë të mirë shënimi.

Rasti i Dunges on Vidnews.

46′ GOOOOOOOOL 1-0 Besëlidhja. Fantastik Gjorgjeviç, i cili pas një pasimi të marrë në zonë gjuan bukur dhe mposht portierin Bakaj. 

46’ Nis me zëvendësim pjesa e dytë, Egbo largon nga fusha e lojës Stafën, për të aktivizuar Çejkun.

Mbyllet pjesa e parë!

42’ Rrezikon Besëlidhja me Çokiç, i cili pasi merr një krosim të mirë në zonë, godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

30’ Shpërthen Ismaejlgeci në krahun e majtë, por mbyllet në fund nga Pergjoni.

25’ Ndal ndeshjen për pak minuta arbitrja e ndeshjes, me lojtarët që freskohen duke parë temperaturat e larta.

24’ Provon të shtyjë përpara Besëlidhja, duke tentuar me topa të gjatë, por bardheblutë janë të vendosur mirë.

21’ Provon Besëlidhja të dalë në sulm, me Çokiç i cili merr një top të gjatë pas shpinë, por del Bakaj dhe mbyll gjithçka.

20’ Minuta të qeta në këto momente në Lezhë, me bardheblutë që janë dukshëm dominues.

7’ Probleme për Grent Halilin, i cili pas një përplasje me lojtarët e Besëlidhjes ka mbetur i dëmtuar në fushë.

4’ Qarkullon topin Tirana në këto momente, lojtarët bardheblu zotërues së lojës në këto minuta të para.

Starton takimi, skuadrat në sulm për fitoren!

FORMACIONET:

 

BESËLIDHJA: Vukasinoviç, Përgjoni (Merdini 71′), Moqi, Hoxha (Berisha 71′), Hepaj, Hajdari (Koleci 62′), Fetaj (Rrustemaj 62′), Xhorxheviç, Dibra (Miloti 82′), Çokiç, Bushi. (Në dispozicion: Marku, Gjikolaj). Trajner: Elvis Plori

TIRANA: Bakaj, Çelhaka, Osmani, Stafa (Çejku 46′), Dunga (Muçi 59′), Halili (Kraja 89′), Hasani, Ismajlgeci, Karabeci, Morina (Beshiraj 89′), Sidibe. (Në dispozicion: Qirko, Vangjeli, Doka, Hoxhallari, Kale, Muça). Trajner: Emanuel Egbo

VËZHGUES: Mhill Shkëmbi

DELEGAT: Besnik Çela

GJYQTARET: Mirela Çemiri, Fatmir Lamaj, Nikoleta Prenga, Andi Koçi (Durrës)

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"