VIDEO/ Gjithmonë aty për të ndihmuar ekipin, shikoni 11 golat e blerjes më të re të Milanit që kanë shpëtuar Klopin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 20:51

VIDEO/ Gjithmonë aty për të ndihmuar ekipin, shikoni 11 golat e blerjes më të re të Milanit që kanë shpëtuar Klopin

Edhe pse nuk ka qenë një lojtar titullar te skuadra e Liverpul, Divok Origi ishte gjithmonë ai lojtar që ka shpëtuar Jurgen Klop në shumë raste që ai kishte më shumë nevojë.

origi

Ja vlen të përmendet ajo gjysmë-finale historike e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës në vitin 2019. Liverpulit i duhej një fitore me 4 gola minimumi dhe do të duhet at bënte këtë pa Firminjon dhe Salah. Gjithsesi aty ishte Origi, i cili shënoi 2 nga 4 golat që bënë të mundur atë kualifikim ëndrrash.

Gjithashtu, po atë vit, në finalen e madhe përballë Totenhem, ishte Origi që siguroi fitoren e Liverpul me një gol në minutën e 87’, duke i kurorëzuar “Reds”-at për të gjashtën herë kampion të Europës.

Belgu tashmë është gati që të firmosë për Milanin, të cilës së fundmi i shënoi një gol që i prishi ëndrrën për të kaluar grupet e Ligës së Kampionëve këtë vit.

Tani ai pret që këto gjëra t’i bëjë sërish në Serinë A, ku do të ndihmojë Milanin në luftën për të ruajtur kurorën e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"