VIDEO/ Gjithçka për një penallti, shihni simulimin e portierit të Teutës në minutën e… 101-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 19:40


VIDEO/ Gjithçka për një penallti, shihni simulimin e portierit të Teutës në minutën e… 101-të

Fundi i ndeshjes Partizani-Teuta, rezervoi një episod mjaft interesant ku protagonist u bë portieri i durrsakëve, Pano Qirko.

bandicam 2021-11-26 19-28-26-241

Në shansin e fundit të Teutës, në një goditje nga këndi Pano Qirko zhvendoset në sulm për t’i ardhur në ndihmë ekipit të tij. Në një duel me Stenio Zhunior, Qirko rrëzohet duke pretenduar për penallti, por për gjyqtarin Kreshnik Bajramaj nuk ka më kohë pasi arbitri vërshëllen fundin e takimit.

Një simulim i pastër nga portieri i Teutës që irritoi shumë sulmuesin brazilian që u vërsul duke bërtirur drejt kundërshtarit të tij. Një ndeshje e mbyllur mes polemikash ku nuk kanë munguar pretendimet nga të dyja skuadrat për gjykimin.

PANORAMASPORT.AL