VIDEO/ Gjithçka i përket të kaluarës! Reali turpërohet përballë skuadrës të kategorisë së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:15

VIDEO/ Gjithçka i përket të kaluarës! Reali turpërohet përballë skuadrës të kategorisë së tretë

Real Madrid prek fundin! Kampionët e Spanjës u turpëruan sot përballë ekipit të kategorisë së tretë, Alkojanos duke u mundur me rezultatin 2-1. Edhe pse pritej të ishte thjesht një formalitet, “Los Blancos” çuditërisht nuk kanë mundur të kalojnë në fazën tjetër.
EsNXVnNXMAAgE7Y
Militao zhbllokoi ndeshjen dhe dukej se për Realin gjithçka u mbyll, Alkojano barazoi sfidën në minutën e 80-të. Kryeqytetasit nuk ditën ta kontrollonin ndeshjen dhe vendasit realizuan 5 minuta nga fundi i 120 minutave golin e triumfit.

Me rezultatin e sotëm, Reali regjistron një nga momentet më negative në historinë e tij.

AET| ALKOJANO-REAL MADRID 1-2
Golat:
Solbes 80′, Kazanova 115’/ Militao 45′


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"