VIDEO/ Gjimshiti “fut në xhep” Ibrën! Atalanta turpëron Milanin në “San Siro”, por kuqezinjtë shpallen… kampion dimri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:59

VIDEO/ Gjimshiti “fut në xhep” Ibrën! Atalanta turpëron Milanin në “San Siro”, por kuqezinjtë shpallen… kampion dimri

Zhgënjim total i Milanit! Kuqezinjtë e Stefano Piolit, janë shkërmoqur me rezultatin 0-3 në “San Siro” nga Atalanta e Berat Gjimshitit, në një ndeshje totalisht për t’u harruar për 7 herë fituesit e Champions-it.

 

Atalanta

Romero hapi serinë e golave në minutën e 26-të, me një gjuajtje të saktë me kokë brenda zonës. Për të dyfishuar shifrat mendoi Iliçiç në të 53-tën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Zapata, vulosi shifrat në 0-3.

Pavarësisht disfatës së rëndëi, Milani e mbylli fazën e parë si kampion dimri, duke përfituar kështu nga barazimi në transfertë i Interit ndaj Udinezës. Kuqezinjtë kryesojnë me 43 pikë, dy më shumë se “kushurinjtë” zikaltër.

Renditja

Ndërkohë për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, ai ishte një nga më të mirë, në fushë, duke izoluar totalisht Ibrën. Për sa i përket statistikave, ato janë me të vërtet të frikshme, 1 me 10 gjuajtjet në portë për të besuarit e Gasperinit.

FT: MILAN-ATALANTA 0-3

Romero 26′, Iliçiç 53′ (p), Zapata 77′

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN: Donaruma; Kalabria, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Tonali, Kesi; Kastijeho, Meite, Leao; Ibrahimoviç.

ATALANTA: Golini; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hatebur, De Run, Freuler, Gosens; Pesina, Iliçiç; Zapata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"