VIDEO/ Gjilani triumfoi ndaj Prishtinës, shikoni penalltinë e pritur nga Koliçi dhe golin e Prognit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 20:56

VIDEO/ Gjilani triumfoi ndaj Prishtinës, shikoni penalltinë e pritur nga Koliçi dhe golin e Prognit

Gjilani triumfoi me rezultatin 0-2 në kryendeshjen e javës ndaj Prishtinës në transfertë. Enea Koliçi dhe Gerhard Progni, ishin 2 protagonistët në këtë fitore të rëndësishme të “skifterave”.

Progni-Kolici

Gardiani pogradecar, arriti të priste një 11-metërsh të shkaktuar nga Frashëri në minutën e 64-t. Gjuajtja e Krasniqit u ndal nga Koliçi, teksa rezultati në atë minutë ishte 0-1 për Gjilanin. Ndërkohë për t’i vendosur “kapak” triumfit të miqve, mendoi Gerhard Progni i cili në minutat shtesë realizoi golin e dytë.

Vlen të theksohet fakti se prej 2 takimesh, skuadra e Gjilanit nuk drejtohet nga trajneri vlonjat Gentjan Mezani, i cili ka pasur probleme shëndetësore dhe pritet të rikthehet shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"