VIDEO/ Gjeti rrugën e rrjetës me finte, Vilfor Hysa: Më besoni, kemi sulm të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 23:32

VIDEO/ Gjeti rrugën e rrjetës me finte, Vilfor Hysa: Më besoni, kemi sulm të frikshëm

Tërbuni nuk ka në plan të ndalet. Pasi arriti kreun, misionin e ka të qartë: të qëndrojnë në mesin e pretendentëve. Këtë e thotë edhe Vilfor Hysa, që shënoi me finte kundër Besëlidhjen. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi jep një paralajmërim për kundërshtarët:

VILFOR HYSA

“Tërbuni ka një vijë sulmuese që do të jetë e frikshme. Xhebrahimi ka arritur të shënojë tre gola në katër ndeshje. Edhe unë e gjeta rrjetën kundër Besëlidhjes. Është i pari, por jo i fundit për këtë sezon. Pastaj te ne e njohin portën, edhe mesfushorët. Mjafton të shihni Tafilin. Është sezoni im i dytë në Pukë dhe e them pa frikë, që ky ekipi i takon elitës. Për momentin jemi të pozicionuar në vendin e tretë të klasifikimit, me aq pikë sa Dinamo e Korabi. Na mungon “jehona”, pasi më shumë për ekipet që janë poshtë nesh në klasifikim.

Por mos harroni, që kemi një grup më cilësor. Te Tërbuni është ruajtur boshti i lojtarëve dhe kemi një harmoni brenda grupit. Për këtë duhen falënderuar drejtuesit me në krye presidentin. Tani në radhë kemi Apoloninë. Jemi optimistë dhe do të tentojmë për fitoren e radhës. Në shtëpi nuk mund t’i zhgënjejmë tifozët. Shpresoj t’i kemi të shumtë edhe të shtunën në stadium, pasi me ta bëhet më e thjeshtë gjithnjë”.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"