VIDEO / Gjesti i turpshëm i Ibrahimoviç pushton rrjetin, e fali VAR-i ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 0:16

VIDEO / Gjesti i turpshëm i Ibrahimoviç pushton rrjetin, e fali VAR-i ndaj Spanjës

Zlatan Ibrahimoviç ëndërronte të bëhej protagonist me Suedinë në rrugëtimin drejt Botërorit. Por sulmuesi nuk ka rezultuar fatsjellës në kthimin e tij në përfaqësuese, pasi Suedia e cila kryesonte Grupin B, ka humbur vendin e parë dhe tashmë do të detyrohet të shkojë në play-off për të siguruar një vend në Katar 2022.

ssssssssssssssssss

Një situatë që duket se ka nervozuar disi sulmuesin i cili në ndeshjen e sotme ndaj Spanjës, ishte protagonist i një gjesti të turpshëm ndaj Cesar Azpilikueta. Kur mbetshin 2 minuat deri në fund të sfidës dhe më rezultatin 1-0 për Spanjën, Ibra në një goditje standarte bëri sikur u rrëzua.

Më lëvizjen e tij ai shkoi drejt Azpilikueta dhe e goditi me forcë me shpatull në shpinë mbrojtësin kundërshtar. Një episod i cili u kap nga kamerat, por që çuditërisht nuk u sinjalizua nga VAR, i cili lejoi vazhdimin e lojës.

Megjithatë, kjo nuk u ka shpëtuar tifozëve të shumtë, të cilët e kanë shpërndarë në rrjete sociale këtë moment të ndeshjes, duke treguar atë që kishte bërë suedezi pa shumë sukses në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"