VIDEO/ Gjesti i shumëdiskutuar nga pankina, me kë e kishte Ibrahimoviç?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 8, 2020 | 23:46


VIDEO/ Gjesti i shumëdiskutuar nga pankina, me kë e kishte Ibrahimoviç?

Zlatan Ibrahimoviç dha një shfaqje në fushë dhe në pankinë kundër Juventusit. Në fillim goli dhe të qeshurat me Kristiano Ronaldon pas penalltisë, dhe pastaj gjesti nga pankina. Ndeshja e djeshme Milan-Juventus vërtetoi se Ibrahimoviç edhe pse 39 vjeç është një nga lojtarët me karakterin më të fortë dhe më të vendosur.

ronaldo.juve.ibrahimovic.milan.indicazioni.2020.750x450

Në përmbysjen e çmendur të Milanit 4-2 kundër Juventusit, Ibrahimoviç bëri një ndeshje majft të mirë ku ishte pikë referimi për kuqezinjtë në majën e sulmit. Suedezi shënoi nga pika e penalltisë nga ku nisi edhe përmysja e çmendur e Milanit. Pasi shënoi nga penalltia Ibra i buzëqeshi me ironi Ronaldos, pasi ky i fundit para penalltisë i kishe thënë portierit Shezni ta priste gjuajten e suedezit. Por nuk ishte vetëm ky momenti mes dy sulmuesve.

Pasi u zëvendësua në pjesën e dytë, Ibrahuimoviç u kap nga kamerat teksa i bënte me shenjë njërit prej kundërshtarëve se po fliste shumë. Mediat pretendojnë se ai i është drejtuar Kristiano Ronaldos edhe pse vetë nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për gjestin e shumë diskutuar.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com