VIDEO/ Gjesti i rrallë i yllit të Premier Ligës, i dhuron orën me vlerën marramendëse një tifozi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 14:55

VIDEO/ Gjesti i rrallë i yllit të Premier Ligës, i dhuron orën me vlerën marramendëse një tifozi

Sulmuesi i Njukasëll, Allan Saint-Maksimin është bërë protagonisti absolut i një episodi ku i ka dhuruar një orë “Rolex” një tifozi të skuadrës angleze.

Collage Maker-08-Aug-2022-02.47-PM

Në vidon e bërë virale në rrjetet sociale shfaqet sulmuesi francez i cili gjatë takimit me një grup tifozët ndalet për ti dhënë autograf një fansi i cili ishte së bashku me djalin e tij ku i ka dhuruar atyre dhe orën te cilën kishte me vete.

Gjesti i futbollistit është vlerësuar maksimalisht nga komentuesit duke pasur parasysh vlerën e orës e cila kushton disa mijëra paund.

VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"