VIDEO/ Gjesti i rrallë i Mylerit, gjermani i shënon portierit pas një gafe dhe i kërkon falje: Nuk doja që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 16:15

VIDEO/ Gjesti i rrallë i Mylerit, gjermani i shënon portierit pas një gafe dhe i kërkon falje: Nuk doja që…

Minuta e 84-t do të ishte momenti i përfundimit të pritjes, por jo në një skenë ashtu siç Myler do të dëshironte.

12332

Portieri Hradecki në tentativë për të larguar topin nga zona e tij, rrëshqet dhe humb kontrollin e topit, i cili për fat të keq përfundon në këmbët e mesfushorit Tomas, i cili e shtyu lehtësisht në portë.

33-vjeçari nuk u ndal me kaq, ku pas ndeshjes shpjegoi: “Më vjen keq për Hradeckin, çdokush duhet ta vendosë veten në vendin e tjetrit. Nuk doja që ajo situatë të ndodhte, por futbolli i ka të gjitha”, pohoi ai.

Një gjest i tillë u vlerësua edhe nga mediat vendëse, të cilat e konsideruan si shenjë përulësie e që shikohet shumë rrallë nga lojtarët e sotëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"