VIDEO/ Gjesti i polemikave, shihni si tallen në televizionin e Katarit pas eliminimit të Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 19:35

VIDEO/ Gjesti i polemikave, shihni si tallen në televizionin e Katarit pas eliminimit të Gjermanisë

Botërori i Katarit është shoqëruar me polemika të shumta rreth organizatorëve për arsye nga më të ndryshmet. Një prej tyre është ajo e shiritit të famshëm të kapitenit “One Love” me ngjyrat e ylberit në shenjë solidariteti me komunitetin LGBT që është i përndjekur në vendin e Lindjes së Mesme që organizon Botërorin.

sdfsdffsdsffsdsf

Pasi FIFA ua ndaloi gjermanëve të zbritnin në fushë me një mesazh të tillë, atëherë lojtarët e Gjermanisë vendosën që të mbanin dorën mbi gojë në sfidën e tyre hapëse ndaj Arabisë Saudite në momentin e fotos së grupit. Një protestë që u bë shkak për polemika të shumta dhe më pas talljeje për gjermanët që dështuan në misionin e tyre parësor, atë të kualifikimit të mëtejshëm në Botëror.

Ndaj pas eliminimit të tyre nuk kanë pushuar talljet, me televizionin e Katarit që nuk ka ngurruar që ta bëjë një gjë të tillë në studion e emisionit sportiv për ndeshjet pas përfundimit të tyre. Prezantuesit dhe të gjithë opinionistët mbanin një dorë mbi gojë ndërsa me tjetrën përshëndetnin. “Dhe kështu i japim lamtumirën Gjermanisë nga Katari”, tha një moderator në fund të kësaj skene.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"