VIDEO / Gjesti i papritur, Simeone nuk i jep dorën Klop në fund të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 23:55

VIDEO / Gjesti i papritur, Simeone nuk i jep dorën Klop në fund të ndeshjes

Atletiko Madrid-Liverpul është kthyer në një nga ndeshjet më të tensionuara të Ligës së Kampioneve në vitet e fundit, me përballjet mes dy skuadrave që kanë dhuruar shkëndija e polemika. E tillë ështe edhe sfida e sotme e mbyllur me suksesin 3-2 të Liverpulit dhe me një gjest të papritur nga Diego Simeone.

klop

Argjentinasi njihet për karakterin e tij të zjarrtë në pankinë, por pakkush priste që ai të mos i jepte dorën kundërshtarit në fund të sfidës. Sapo u dëgjua vërshëllima përfundimtare, Simeone vrapoi drejt dhomave të zhveshjeve duke evituar kontaktin me pankinën kundërshtare, ndërsa Klop mbeti me dorën e shtrirë pasi ishte nisur drejt tij duke e kërkuar edhe në tunelin e dhomave të zhveshjeve.


Një pamje e pakëndshme, por që tregon edhe një herë se me sa intensitet ishte përjetuar kjo ndeshje edhe në pankina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"