VIDEO/ Gjesti i madh i Ronaldos, i kërkon tifozëve të mos vërshëllejnë Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 15:57

VIDEO/ Gjesti i madh i Ronaldos, i kërkon tifozëve të mos vërshëllejnë Benzemanë

Ronaldo i doli në ndihmë Benzemas në “Bernabeu”, duke iu kërkuar tifozëve që ta duartrokasin e mos ta vërshëllejnë. Në një tjetër paraqitje të dobët, mbrëmë ndaj Sociedadit, Benzema kishte disa raste shënimi, por nuk arriti të finalizojë.

ronaldo benzema

Paraqitja jo e mirë bëri që francezi të vërshëllehet nga tifozët. Kjo ndodhi pak para fundit, kur Benzema nuk shënoi i vetëm përballë portierit, 2 metra larg portës. Por, ishte Kristiano Ronaldo, ai që iu drejtua tifozëve në Bernabeu që mos të vërshëllejnë për ta duartrokasin francezin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"