VIDEO/ Gjesti i frikës ndaj tifozëve të Atletikos, Ronaldo: Duhet të… mësoni!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 11:34

VIDEO/ Gjesti i frikës ndaj tifozëve të Atletikos, Ronaldo: Duhet të… mësoni!

Atletiko e Madridit është një nga “viktimat” e tij të preferuara. Kristiano Ronaldo i ka shënuar plot 25 gola ekipit të Simeones, i ka marrë dy kupa në finale, si dhe i ka kushtuar disa eliminime.

ronaldoo

Ndërkohë, tashmë ai dëshiron të bëhet edhe… “mësuesi” i tifozëve. Me vërshëllima dhe thirrje kundër tij, e pritën tifozët e Atletikos dje portugezin, por CR7 mund t’i shtangte të gjithë në minutat shtesë.

Kur ndeshja ishte barazim 2-2, Ronaldo shpiku një rast i vetëm, goditi fort tokazi, dhe topi përfundoi vetëm pak centimetra pranë shtyllës. Të gjithë në “Ëanda Metropolitano” mbetën gojë hapur, dhe kamerat kapën Ronaldon që iu kthye duke i bërë një gjest tifozve, e duke iu drejtuar se kishin frikë nga ai.

Pas ndeshjes, teksa po largohej nga stadiumi, në zonën miks, ai u pyet nga gazetarët spanjollë se çfarë kuptimi kishte gjesti i tij, ndërkohë që përgjigja e Ronaldos ishte e shkurtër: “Mësoni, duhet të mësoni”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"