VIDEO / Gjest unik i Sebastian Fetel, nga pilot milioner kthehet në pastrues të mbeturinave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2021 | 17:19

VIDEO / Gjest unik i Sebastian Fetel, nga pilot milioner kthehet në pastrues të mbeturinave

Sebastian Fetel ka treguar se është jo vetëm një personazh i veçantë në pistën e garave, por edhe jashtë saj. Piloti gjerman i Formula 1, i ka çuditur të gjithë pas garës së djeshme në pistën e Silverston, kur në vend që të largohej drejt hotelit për të pushuar, qëndroi në pistë duke u kthyer në një pastrues të tribunave.

sddddd

Rreth 140 mijë tifozë ishin të pranishëm në tribunat e pistës legjendare në Angli, ku dje Luis Hemilton siguroi fitoren e radhës mes polemikave pas një përplasje me Maks Verstapen që në kthesat e para. Ndërsa vetë Fetel u detyrua të mbyllte para kohe këtë garë, duke u tërhequr në xhiron e 40 për probleme në njëvendshen e tij.

Megjithatë, kur të gjithë pilotët dhe tifozët ishin larguar, ai nuk bëri të njëjtën gjë, por qëndroi në pistë dhe iu bashkua pastruesve të saj, duke ndihmuar për 3 orë që të mblidhte mbeturinat e hedhura ngado nga tifozët e shumtë. Fetel është ambientalist i deklaruar dhe para garës mbante një fanellë ku shkruhej “Ju lutem mos ndotni, mbani gjithçka të pastër”.

Vetë faqja e Formula 1 në rrjetet sociale publikoi videon ku shfaqej Fetel bashkë me disa tifozë, teksa mblidhnin mbeturinat e shpërndara në tribuna pas garës. Edhe skuadra e Aston Martin, për të cilën garon gjermani, ka përshëndetur këtë iniciativë duke postuar fotot e tij në mes të aksionit të pastrimit.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"