VIDEO/ Gjermania “masakron” Italinë, “Panzerat” turpërojnë me 5 gola në shtëpi “Axurrët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 0:15

VIDEO/ Gjermania “masakron” Italinë, “Panzerat” turpërojnë me 5 gola në shtëpi “Axurrët”

Gjermania mori një fitore të madhe përballë Italisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve duke mundur në shtëpi Italinë me shifrat e thella, 5-2.

kimish

“Panzerat” e dominuan takimin që nga minuta e parë, duke mos i dhënë mundësi kampionëve të Europës të reagonin në asnjë moment.

Kimish, Gyndogan, Myler dhe Verner ishin ata që i sollën Gjermanisë fitoren në këtë “klasike”, ndërsa Gnjoto shënoi vetëm golin e parë për italianët., ndërsa Bastoni shënoi të dytin.

Gjermania ndodhet në vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës A, e cila ndodhet një pikë larg vendit të parë, Hungarisë, që është surpriza e këtij grupi.

REZULTATI: 

Gjermani 5-2 Itali

Kimish 10′, Gyndogan 45+3′ (P), Myler 50′, Verner 68′, 69′ / Gnjoto 78′, Bastoni 90+4′

RASTET KRYESORE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90+4′ Goooool Italia 5-2/ Bastoni shënon me anë të një krosimi të Dimarkos nga goditja e këndit.

78′ Goooool Italia 5-1/ Dimarko lëshon një gjuajtje që ndalet nga Nojer dhe më pas Gnjoto me portën e boshatisur çon topin në rrjetë.

69′ Goooool Gjermania 5-0/ Një gabim fatal nga ana e Donarumës, i cili nuk falet nga ana e Timo Verner.

68′ Goooool Gjermania 4-0/ Një aksion fantastik i Gjermanëve që finalizohet nga Verner.

50′ Goooool Gjermania 3-0/ Myler realizon edhe të tretin për “Panzerat”.

46′ Kristante rrezikon në startin e pjesës së dytë. Tentativa e tij është potente, por përfundon jashtë.

46′ starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ Goooool Gjermania 2-0/ Gyndogan shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

45+2 Penallti për Gjermaninë, Bastoni gabon dhe dhuron një 11-metërsh.

41′ Verner nuk shënon dot i vetëm përball Donarumës, gardiani i Italisë e nadl me një superpritje.

39′ Sane provon të dyfishojë shifrat, tentativa e tij është qendrore dhe kontrollohet pa problem nga Donaruma.

32′ Donaruma bën heroin shpëton Italinë nga goli i dytë.

27′ Nojer zgjidh e qetësi një top të kthyer rrezikshëm mbrapa nga mbrojtja duke shmangur Raspadorin.

20′ Italia provon të reagojë, tentativa e Kristantes përfundon mbi traversë.

10′ Goooool Gjermania 1-0/ Kimish gjen golin e avantazhit i vetëm përball Donarumës.

8′ Nojer shpëton gjermanët, ndal mrekullisht tentativën e Raspadorit.

6′ Sane provon me një goditje potente në hyrje të zonës, tentativa e tij përfundon jashtë pak centimetra larg shtyllës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

5645644

RENDITJA:

a3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"