VIDEO/ Gjermania larg forme, fiton me vuajtje testin kundër Perusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 10:28

VIDEO/ Gjermania larg forme, fiton me vuajtje testin kundër Perusë

Nëse barazimi 0-0 kundër Francës të enjten ishte një hap përpara, fatkeqësisht ky ishte një tjetër hap pas”. E përshkruan me nota kritike provën e dytë të Gjermanisë pas Botërorit kundër Perusë “Bild” në Gjermani, ndonëse “Pancerat” arritën të triumfojnë 2-1 në shtëpinë e Hofenhaimit.

09 September 2018, Germany, Sinsheim: Soccer Friendly match: Germany vs Peru in the Wirsol Rhein-Neckar-Arena: Julian Brandt (L) from Germany and teammate Matthias Ginter (R) take the ball away from Edison Flores from Peru. Photo: Arne Dedert/dpa (Photo by Arne Dedert/picture alliance via Getty Images)

Vendimtar goli i debutuesit Niko Shulc në minutën e 85-të, i cili solli fitoren e parë të ish-kampionëve të botës në “RheinNeckar-Arena” pas zhgënjimit në Rusi. Goditja e mbrojtësit të Hofenhaimit u ndihmua për të përfunduar në rrjetë edhe nga një gabim i portierit peruan, Pedro Galeze.

09 September 2018, Germany, Sinsheim: Soccer Friendly match: Germany vs Peru in the Wirsol Rhein-Neckar-Arena: Matthias Ginter (C) from Germany jumps to the ball. Photo: Uli Deck/dpa (Photo by Uli Deck/picture alliance via Getty Images)

25-vjeçari shleu në këtë mënyrë përgjegjësinë e tij te goli i parë i miqve, pasi dështoi të ndalte Luis Advinkulën të shpërthente në krahun e majtë të Gjermanisë, në një kundërsulm përpara se të mposhte Ter Shtegenin nga një kënd i ngushtë. Por, Gjermania reagoi shpejt dhe tri minuta pas golit të Advinkulës, Julian Brand iu përgjigj me një parabolë që nuk i la asnjë shans portierit pas asistit fantastik të Krosit.

Germany-vs-Peru-FT

Gjermania e nisi shkëlqyeshëm kur Marko Rojs u ndal brenda dy minutave nga Galeze, i cili më pas u ngrit për të shmangur edhe goditjen e Ginterit me kokë. Kjo deri në minutën e 22-të kur Peruja goditi me kundërsulm. Advinkulës iu lejua shumë hapësirë dhe as Shulc, por as Zyle dhe portieri Ter Shtegen nuk arritën të ndalnin goditjen e mbrojtësit në shtyllën e parë. Të dyja skuadrat krijuan shanse pafund në pjesën e dytë:

NINTCHDBPICT000415744605-e1536241367335

Timo Verner shpërdoroi rastin më të mirë për Gjermaninë pas një pune të mrekullueshme të Julian Brandit, ndërsa peruanët e patën rastin më të mirë për të shënuar me Xheferson Farfanin, por edhe ai gaboi shënjestër. Kur dukej se gjithçka do të përfundonte me një barazim, vjen gabimi i papritur i Galezes që nuk ndal si duhet të majtën e dobët të Shulcit, e cila i kalon poshtë duarve. Fitore për të larguar disi presionin, por jo problemet e kësaj Gjermanie. ‘

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"