VIDEO/ Gjermania bind edhe me 10 lojtarë, tris Estonisë. Ja rezultatet e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 22:38

VIDEO/ Gjermania bind edhe me 10 lojtarë, tris Estonisë. Ja rezultatet e mbrëmjes

U zhvilluan mbrëmjen e sotme, të tjera ndeshje nga fushata kualifikuese për Europianin 2020.

gjermania

Gjermania fitoi 0-3 në transfertë ndaj Estonisë, edhe pse ndeshja nuk nisi fort mirë. Që në minutën e 14-të, Emre Xhan e la ekipin me 10 lojtarë, pasi mori një karton të kuq për një faull në hyrje të zonës.

Gjithsesi, ekipi i Lëv u mobilizua në maksimum në pjesën e dytë, dhe arriti të shënojë tre herë. Ilkai Gyndogan gjeti rrugën e rrjetës dy herë në minutat 52 dhe 58, ndërkohë që Verner shënoi edhe të tretin në minutën e 71-të.

Polonia fitoi 2-0 në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Uellsi dhe Kroacia u ndalën në një barazim 1-1. Fitore shënoi edhe Austria, në transfertë ndaj Sllovenisë me rezultatin 0-1.

 

REZULTATET LIVE

 

FT | Estoni-Gjermani 0-3

GOLAT:  / Gyndogan 52′, 58′, Verner 71′

KARTON I KUQ:  / Xhan 14′

FT | Poloni-Maqedoni e Veriut 2-0

GOLAT: Frankovski 74′, Milik 80′ / 

FT | Slloveni-Austri 0-1

GOLAT:  / Posh 21′ 

FT | Uells-Kroaci 1-1

GOLAT:  Bejl 45+3′ / Vlasiç 9′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"