VIDEO/ Gjermania vendos për pak kohë paqe me tifozët, “Pancerat” shijojnë sërish fitoren pas gati 1 viti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 23:45

VIDEO/ Gjermania vendos për pak kohë paqe me tifozët, “Pancerat” shijojnë sërish fitoren pas gati 1 viti

Gjermania ka qetësuar përkohësisht kritikët dhe tifozët e vet duke fituar sfidën e tretë të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës me rezultatin 1-2. Golat e Ginter dhe Goretckas hipotekuan 3 pikët për 4 herë kampionët e botës. Kjo fitore ka rëndësi të madhe për “Pancerat” të cilët provojnë pas gato një viti shijen e triumfit. 

Ej_rRW4XkAMLXbo

Në minutën e 14-të, mbrojtësi i Çelsit Antonio Rudiger dirigjon vet aksionin e golit të parë, që mban firmën e lojtarit të Borusia Mynshenglabahut Matias Ginter. 4 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, mesfushori i Bajern Mynihut Leon Goretcka shfrytëzoi saktë gabimin e portierit ukrainas, të cilit i shpëtoi topi nga dora.

Gjermanët i ndërlikuan disi gjërat kur mbrojtësi Niklas Zyle shkatoi penallti 13 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Malinovski ngushtoi shifrat në 1-2, por janë gjermanët ata që gëzohen në fund.

Fitorja e ekipit të Joakim Lëvit vjen pas rezultateve zhgënjyese dhe kritikave në rritje pas paraqitjeve të fundit. Hera e fundit që “Pancerat” fitonin ishte 19 nëntori i vitit të kaluar kur shpartallonin 6-1 Irlandën e Veriut.

FT| Ukrainë-Gjermani 1-2
Malinovski 77’/ Ginter 20′, Goretcka 49′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"