VIDEO/ Gjen “mikun” e tij më të mirë pas 1 muaji, Muriqi bën detyrën, por Fenerbahçe vazhdon të rrëshqasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 20:25

VIDEO/ Gjen “mikun” e tij më të mirë pas 1 muaji, Muriqi bën detyrën, por Fenerbahçe vazhdon të rrëshqasë

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ka gjetur golin e 13-ë në kampionatin turk pas më shumë se 1 muaji.

ER9xgcJW4AAB68k

Futbollisti i Fenerbahçes hapi sfidën me Antaliasporin në javën e 24-rt të kampionatit turk, sfidë e cila megjithëse nisi mirë për verdheblutë përfundoi në barazim 2-2.

Për trajnerin e Kosovës Bernard Shaland, goli i sotëm i 25-vjeçarit është përgjigjia e duhur përpara sfidës së rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut në 26 mars në Shkup.

Pavarësisht golit të sotëm, situata te Fenerbahçe nuk është qetësuar aspak pas humbjes në derbi javën e kaluar me Gallatasarain 1-3. Megjithëse pati synime të qartë për të fituar titullin kampion këtë sezon, Fenerbahçe e sheh veten 9 pikë larg vendit të parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"