VIDEO/ Gjashtë gola për 1 pikë, Çelsi shmang turpin në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 20:30

VIDEO/ Gjashtë gola për 1 pikë, Çelsi shmang turpin në frymën e fundit

Çelsi ka marrë një barazim me shijen e fitores, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në ndeshjen e sotme ndaj Uest Bromuiç.

chelsea

Ndeshja nisi menjëherë keq për të besuarit e Lampard, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 4’, kur Robinson shënoi pas një asisti të marrë nga Pereira. Ishte përsëri Robinson që shënoi në minutën e 25’, duke përfituar nga një gabim i Tiago Silvës në mesfushë.

Për të trefishuar shifrat mendoi Bartlei, i cili shënoi në minutën e 27’, duke çuar shifrat në 3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë foli e gjitha për Çelsin, që tregoi një paraqitje shumë të mirë në krahasim me të parën. “Blutë e Londrës”, ia dolën të shënojnë 3 herë për të shmangur turpërimin.

bandicam 2020-09-26 19-31-59-471

Maunt në minutën e 54’, Hudson-Odoi në minutën e 70’ dhe Abraham në minutën e 93’, barazuan shifrat, për të shmangur kështu një humbje, e cila do të ishte e dyta radhazi, pas asaj ndaj Liverpulit në javën e kaluar.

P[ANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"