VIDEO/ Gjashtë gola në pjesën e dytë, Milani lë Juventusin me gojën hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:55

VIDEO/ Gjashtë gola në pjesën e dytë, Milani lë Juventusin me gojën hapur

Milani pas pandemisë është një ekip i frikshëm. Seria e rezultateve pozitive të “Djallit” u vulos më së miri me fitoren ndaj Juventusit me rezultatin 4-2, por mbi të gjitha duke e përmbysur takimin brenda 6 minutave. milan twitter

Pasi pjesa e parë nuk prodhoi gola, skuadra e Mauricio Sarrit shpërtheu me të nisur pjesa e dytë. Adrien Rabio realizoi një gol magjik duke përshkuar lehtësisht fushën e më pas mposhti Donarumën. Kuqezinjtë humbasin kontrollin dhe qetësinë duke i dhënë mundësinë Ronaldos të dyfishojë shifrat.
Kur të gjithë mendonin se ndeshja kishte përfunduar, Milani fillon të “ekzekutojë melodinë” e tij. Ibrahimoviç fiton 11-m dhe nuk gabon para Sheznit. Kesi dhe Leao nuk e ulën ritmin e takimit duke “bombarduar” brenda 2 minutave portën e Juventusit.

Ante Rebiç, njëri prej “xhehavirëve” të Milanit në këtë sezon mendoi t’i jepte fundin e merituar supersfidës duke vulosur triumfin historik të “Djallit” me rezultatin 4-2.

Milani kap vendin e pestë pas kësaj fitoreje duke bërë më se të mundur besimin e pjesëmarrjes sezonin e ardhshëm në Ligën e Europës.

Juventusi prish momentin e tij të mirë, por me diferencë 7 pikë me Lacion, titulli kampion duket se do të qëndrojë sërish në Torino.


FT| MILAN-JUVENTUS 4-2
Ibrahimoviç 62′, Kesi 66′, Leao 68′, Rebiç 81′  / Rabio 47′, Ronaldo 53′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Milan (4-2-3-1): Donaruma ; Konti, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kessie, Benaser; Saelmakers, Paketa, Rebiç; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

Juventus (4-3-3): Shezni; Kuadrado, Rugani, Bonuçi, Danilo; Bentakur, Pjaniç, Rabio; Bernardeski, Higuain, Kristiano Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"