VIDEO/ Gjashtë gola dhe asist i Vojvodës, Atalanta mposht Torinon në një ndeshje spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 17:06

VIDEO/ Gjashtë gola dhe asist i Vojvodës, Atalanta mposht Torinon në një ndeshje spektakolare

Atalanta ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e parë në kampionat, teksa ka mposhtur Torinon në transfertë në një ndeshje ku u shënuan plot 6 gola.

ATALANTA

Torinezët kaluan të parët në avantazh me anë të Belotit në minutën e 11’, por bergamaskët përmbysën rezultatin, duke shënuar 3 herë të tjera në pjesën e parë, me Gomez në minutën e 13’, Muriel në minutën e 21 dhe Hotebur në minutën 42’. Në minutën e 43’ Beloti shënoi dopietë, pas një asisti perfekt të marrë nga Vojvoda.

Pjesa e dytë ishte disi më e qetë, ku De Run shënoi në minutën e 54’, me rezultatin që shkoi në 4-2 dhe nuk ndryshoi më tej deri në fund. Atalanta tregon edhe njëherë se do të jetë pretendente e fortë për vendet e para, siç ka bërë në dy sezonet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"