VIDEO/ Gjashtë gola dhe 4 asiste, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhuron spektakël në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 16:09

VIDEO/ Gjashtë gola dhe 4 asiste, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhuron spektakël në Turqi

Xhejms Adenij, ish-sulmuesi i Laçit, Skënderbeut, Bylisit dhe Tomorit futbollin shqiptar, është duke kaluar një moment të shkëlqyer në Ligën e Parë turke, me fanellën e Tuzlaspor.

Xhejms

Nigeriani ishte protagonist ditën e sotme, teksa shënoi dopietë në triumfin 4-2 që skuadra e tij arriti me përmbysje ndaj Altait. Xhejms arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutat 32 dhe 63-të, duke u shndërruar në një bomber të vërtetë.

Në 18 ndeshje të aktivizuar këtë sezon, 30-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola, si dhe ka regjistruar 4 asiste. Xhejms iu bashkua Tuzlasporit, në merkaton e vërës nga skuadra izraelite Makabi Petah Tikva.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"