VIDEO/ Gentian Muça e bën sefte me Prishtinën, mbrojtësi kryeqytetas i shënon skuadrës së Klodian Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 15:19

VIDEO/ Gentian Muça e bën sefte me Prishtinën, mbrojtësi kryeqytetas i shënon skuadrës së Klodian Duros

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça ka gjetur golin e parë me fanellën e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Në minutën e 30-të, pas një harkimi nga këndi, Muça goditi saktë me kokë, duke ndëshkuar Ferronikelin e Klodian Duros dhe duke kaluar në avantazh skuadrën kryeqytetase në transfertë.

bandicam 2020-10-21 14-56-18-379

Ishte Enis Gavazaj ai që serviri saktë  për mbrojtësin 33-vjeçar. Prishtina e mbylli pjesën e parë me avantazhin 0-1 duke dominuar fragmentin e parë të lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"