VIDEO/ Gazetarin sportiv shqiptar e surprizon Iker Kasijas, shikoni çfarë ka bërë legjenda e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:49

VIDEO/ Gazetarin sportiv shqiptar e surprizon Iker Kasijas, shikoni çfarë ka bërë legjenda e Realit

Glendi Tafaj në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Tirana, Kastrioti dhe Teuta, ndërsa tani bën rolin e gazetarit në “Supersport”.pjimage (1)

Tafaj luante në pozicionin e portierit, teksa për këtë po stërvit edhe djalin e tij të vogël. Së fundmi, në rrjetet sociale Glendi ka postuar një video të djalit të tij, ku shihet teksa bën një pritje, me babain e tij që e shoqëron këtë video me shkrimin:

“Kasijasi im i vogël”, duke etiketuar legjendën e Real Madridit. Megjithatë si për çudi këtë video e ka shpërndarë edhe portieri spanjoll, duke surprizuar kështu Glendi Tafajn.

Ky i fundit është surprizuar nga Kasijas, teksa më pas ka shkruar: “Faleminderit për ripostimin Kasijas, është një nder i madh për mua. Djali im Maten të falënderon gjithashtu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"