VIDEO/ Gatuzo “ruan” stolin, Napoli fiton dhe gjen qetësinë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 23:05

VIDEO/ Gatuzo “ruan” stolin, Napoli fiton dhe gjen qetësinë 

Napoli ka mposhtur 3-1 Bolonjën, në javën e 26-të të kampionatit italian, një fitore kjo që i jep qetësi trajnerit Gatuzos pas barazimit zhgënjyes me Sasuolon dhe tensioneve të fundit në skuadër.

iNSINJE

Golat në sfidën e sotme u shënuan nga Insinje, dy herë, dhe Ozimene ndërkohë për Bolonjën shënoi mesfushori Soriano. Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Rrahmani e nisi si titullar ndeshjen, ndërsa Hysaj u aktivizua në minutën e 22-të, pas dëmtimit të lojtarit të krahut, Gulam. Napoli mbetet në vendin e 6, me 3 pikë larg Romës së vendit të 4.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"