VIDEO/ Gati dhe mrekullitë e Perin shpëtojnë Juven, bardhezinjtë fitojnë të parën ndaj Sporting

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 0:11

VIDEO/ Gati dhe mrekullitë e Perin shpëtojnë Juven, bardhezinjtë fitojnë të parën ndaj Sporting

Një gol i mbrojtësit Gati në pjesën e dytë të ndeshjes i ka mjaftuar Juventusit për të siguruar fitore në përballjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Europës ndaj Sportin Lisbonës.

bandicam 2023-04-13 20-58-57-996

Bardhezinjtë kanë fituar një sfidë ku kanë vuajtur shumë, pasi ishin portugezët ata që krijuan më shumë raste, në të dy pjesët e ndeshjes. Por ishte fillimisht Sheznji, i cili doli nga fusha për probleme fizike, e më pas Perin, që nuk lejuan të prekej porta e skuadrës torineze. Ndërsa Gati shfrytëzoi një mundësi të artë në zonë pas një goditje këndi, për të shënuar golin e fitores “së zakonshme” 1-0 të Juventusit duke i dhënë një avantazh minimal bardhezinjve në rrugën drejt gjysmëfinales.

JUVENTUS-SPORTING LISBONË 1-0

73′ Gati

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Juventusit

90’+1’Perin bën një mrekulli të dyfishtë brenda pak sekondash duke ndalur fillimisht Gonçalves e më pas Bejerin në vijën fatale.

89’ Bejerin nga e djathta harkon në zonë për Morita i cili gjuan me kokë, por sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

80’ Juventus është kthyer plotësisht në mbrojtje, për të ruajtur këtë avantazh.

73’ GOOOL JUVENTUS! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Vlahoviç sheh të devijohet topi në vijën fatale, por sfera shkon te Gati i cili e shtyn në rrjetë.

62’ Alegri largon nga fusha Milik e Kostiç, për t’i bërë vend Vlahoviç e Faxholit.

58’ Pas një goditje këndi, Di Maria tenton të gjuajë në portë por bllokohet nga një mbrojtës i portugezëve.

47’ Gonçalves menjëherë vë në provë Perin me një gjuajtje nga distanca që grushtohet nga portieri.

45’+6’ Pjesa e parë mbyllet me barazimin 0-0.

45’+4;’ Edhe St. Zhyst i Sporting lë fushën i dëmtuar, duke i bërë vend Diomande.

41’-44’ Probleme për Sheznjin i cili vë dorën në gjoks dhe shpërthen në lot. Lojtarët bëjnë shenjë që duhet të zëvendësohet, teksa portieri del i dëshpëruar nga fusha e lojës duke i bërë vend Perin.

39’ Esgalo gjuan fluturimthi pas një largimi të gabuar të Danilos, pa gjetur katërkëndorin e Sheznjit.

33’ Tjetër mundësi për Sporting, pasi Nuno Santos gjuan brenda zonës bardhezi dhe Bremer ndal sferën para se të kalonte vijën fatale.

30’ Edhe Gonçalves vë në provë reflekset e portierit vendas, i cili devijon në goditje këndi.

29’ Sheznji shpëton Juventusin! Pas zhvillimit të një goditje dënimi topi shkon te Koates  cili gjuan nga e majta në zonën e vogël, por gjen përgjigjen e portierit.

20’ Morita provon të befasojë Sheznjin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e portës bardhezi.

16’ Kieza në krahun e djathtë bën gjithçka mirë dhe jep një pasim në zonë për Milik, por Adan del përsëri dhe bllokon sferën.

12’ Shkëndija e parë e Juventusit është me Kiezën i cili gjuan nga brenda zonës, por gjen përgjigjen e Adan.

1’ Nis ndeshja në Torino.

sdfsdfsdfsdfsdfdsfsfdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"