VIDEO/ Gashi dhuron një “perlë”, por pëson humbjen e 5-të rradhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 9:24

VIDEO/ Gashi dhuron një “perlë”, por pëson humbjen e 5-të rradhazi

Shkëlzen Gashi ka shënuar një supergol në takimin që skuadra e tij, Kolorado Rapids, humbi në transfertë ndaj Kolombus Kreu.

Gashi-Hero

I pari që shënoi ishte Zardes për vendasit në të 17-tën minutë. Ishte rradha e Gashit në të 26-tën për të barazuar shifrat me një gol nga distanca e largët që e ka gjetur të pa përgatitur portierin. Më pas Higuain vulosi takimin në 2-1 për Kolombusin në pjesën e dytë. Kolorado ka pësuar kështu humbjen e 5-të rradhazi. Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit. Më poshtë video:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"