VIDEO/ Gashi dhe Hyka protagonistë në MLS, gjejnë rrugën e rrjetës pas shumë kohësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 10:20

VIDEO/ Gashi dhe Hyka protagonistë në MLS, gjejnë rrugën e rrjetës pas shumë kohësh

Kampionati amerikan i futbollit sot ka folur “shqip”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Shkëlzen  Gashi dhe Jahmir Hyka gjetën rrugën e rrjetës me skuadrat respektive.

gashi

Si Gashi ashtu dhe Hyka, kishin një kohë të gjatë që nuk shënon, dhe tani me sa duket janë rikthyer në formën e tyre më të mirë. Goli i fundit i sulmuesit 29-vjeçar datonte më 13 maj të vitit 2017, në fitoren 3-0 përballë San Hoze. Kujtojmë që shqiptari mungoi për një kohë të gjatë pas një dëmtimi dhe kjo ishte mënyra më e mirë për tu rikthyer.

Hyka2

Gashi shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit në sfidën e luajtur mbrëmjen e djeshme përballë Torontos. Kolorado arriti të fitonte me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në vendin e 6-të.

 

Nga ana tjetër shtatëshkurti Hyka, i shmangi humbjen skuadrës së San Hoze, teksa shënoi golin e dytë në minutën e 85-të, në barazimin 2-2. 30-vjeçari nga Tirana kishte që në 21 maj të vitit 2017 që nuk gjente rrugën e rrjetës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"