VIDEO/ Gareth Bejl injoron flamurin e Realit, shikoni çfarë bën uellsiani para ndeshjes me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 16:28

VIDEO/ Gareth Bejl injoron flamurin e Realit, shikoni çfarë bën uellsiani para ndeshjes me PSG-në

Real Madridi u mposht nga PSG-ja me rezultatin e thellë 3-0, por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para fillimit të takimit.ee52vrfxyaabzqr

Para fillimit të ndeshjes lojtarët madrilenë ishin mbledhur, për të bërë foton përkujtimore si ekip. Në ato momente Rafael Varan i jep flamurin e Real Madridit, sulmuesit Bejl, por ky i fundit e injoron atë.

Në fillim e merr disi i habitur por preferon që të mos e mbajë dhe menjëherë ia kalon atë shokut të ekipi Dani Karvahal. Kjo nuk mund të kalonte pa u kapur nga kamerat, dhe menjëherë kjo video filloi të bëjë xhiron e internetit.

Edhe gjatë verës uellsiani kishte probleme me klubin, të cilët dështuan ta largojnë atë nga ekipi, me trajnerin Zidan që tani i ka dhënë edhe një rol titullari. Për më shumë shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"