Video/ Gana protestë në FIFA: Arbitrat na lanë jashtë Botërorit, duam që ndeshja të riluhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 17:58

Video/ Gana protestë në FIFA: Arbitrat na lanë jashtë Botërorit, duam që ndeshja të riluhet

Federata Ganeze e Futbollit ka dërguar një notë proteste në selinë FIFA-s, për vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Ugandës, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, në zonën e Afrikës.

uganda gana

Dy gola të anuluar dhe një penallti e pa dhënë, këto janë rastet për të cilat Gana ankohet ndaj arbitrit nga Afrika e Jugut, Daniel Benet, dhe dy asistentët e tij, Eldrik Adelaide dhe Stiv Mari, gjatë ndeshjes që u mbyll në barazim pa gola. Federata Ganeze tashmë kërkon që ndeshja të riluhet, për të vënë në vend drejtësinë e mohuar.

uganda gana2

uganda gana1

Tre raste të pastra për gol do bënin që “Yjet e Zinj” të kalonin Ugandën e vendit të fundit, dhe të vendosnin gjithçka në ndeshjen e fundit me Egjiptin kryesues. Por, pas këtij rezultati, gjithçka duket e pamundur tani për kombëtaren afrikane. Shpresa e vetme mbetet që FIFA të vendosë që ndeshja të zhvillohet përsëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"