VIDEO/ Gallatë në konferencën për shtyp të Van Persit, djaloshi e pyet: A do të martohesh me mamanë time?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 16:24

VIDEO/ Gallatë në konferencën për shtyp të Van Persit, djaloshi e pyet: A do të martohesh me mamanë time?

Sot në konferencën për shtyp të ekipit të Fejnord është krijuar një situatë vërtet qesharake. Nga klubi holandez përfaqësues ishte zgjedhur Robin Van Persi të cilit I është bërë një pyetje nga një fëmijë në sallë.

van

Pyetja ishte: “A do të martohesh me mamanë time?” Ndërkohë që edhe lojtari iu përgjigj me të qeshur duke I thënë: “Ouuu, më duhet të heq unazën atëherë…”. Më pas është radha e një gazetar I cili ndërhyn duke e pyetur se ku e kishte mamanë dhe ai I thotë: “Në shtëpi”. Më pas Van Persi I ka thënë: “Jam I martuar tashmë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"