VIDEO/ Gafë, raste të shumta dhe vetëm një gol. Evertoni i Ançelotit mposht Totenhemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 19:26

VIDEO/ Gafë, raste të shumta dhe vetëm një gol. Evertoni i Ançelotit mposht Totenhemin

Evertoni ka mposhtur Totenhemin me rezultatin 1-0 në transfertë, në një ndeshje me të vërtetë spekatkolare.

evertoni

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të besuarit e Murinjos që kishin disa raste por nuk i shfrytëzuan. Megjithatë rastin më të pastër e kishte Evertoni në pjesën e parë, kur Ricarlison pasi kaloi Lorisin në minutën e 16’, nuk ia doli të shënojë dot me portën e boshatisur, duke gjuajtur shumë lart.

ricarlison

Në pjesën e dytë, ekipi i Ançelotit ishte më lart, kjo edhe për shkak të golit të shënuar nga Kalvert-Leuin në minutën e 55’. Pas kësaj ndeshja ishte më e hapur, me të dyja skuadrat që kishin raste shënimi, por nuk ia dolën.

Evertoni e nis kështu me këmbën e mbarë kampionatin, në një sezon ku pritshmëritë janë të mëdha, kjo edhe për shkak të afrimeve në merkato që janë bërë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"