VIDEO/ Gafë në ndeshjen e parë të kampionatit, portieri i PSG-së i dhuron një gol kundërshtarëve të Lensit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 22:36

VIDEO/ Gafë në ndeshjen e parë të kampionatit, portieri i PSG-së i dhuron një gol kundërshtarëve të Lensit

Portieri i ri i PSG-së, Bulka, e ka djallosur në debutimin me kampionët e Francës në kampionat. 20-vjeçari polak, i dhuroi një gol skuadrës së Lensit në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa në minutën e 57-të, e pasoi topin te sulmuesi kundërshtar Ganago, i cili nuk fali duke e dërguar në rrjetë dhe duke kaluar në avantazh vendasit.

EhlHxd4XsAcyDqx

Kujtojmë që PSG vjen në këtë ndeshje me formacion të arnuar dhe me shumë futbollistë të rinj, pas 7 lojtarë janë prekur me COVID-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"