VIDEO/ Gafë në mbrojtje, Shqipëria i dhuron fitoren Turqisë dhe shuajmë ëndrrat për kualifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 0:06

VIDEO/ Gafë në mbrojtje, Shqipëria i dhuron fitoren Turqisë dhe shuajmë ëndrrat për kualifikim

Futbolli është mizor. Nëse nuk shënon, atëherë do ndëshkohesh. Kështu ndodhi edhe me kuqezinjtë sot në Turqi, ku nuk u mjaftoi një paraqitje heroike.

bandicam 2019-10-11 22-38-42-853

Shqipëria është mundur 1-0 në Turqi. Një gafë e pafalshme në mbrojtje në minutën e 89, ku Ismajli dhe Strakosha nuk merren vesh mes tyre dhe i dhurojnë Turqisë një fitore vendësve. Është një rezultat që na rri ngushtë.

Turqi-Shqiperi

Jo vetëm sepse kuqezinjtë luftuan maksimalisht në një ndeshje të tensionuar, por sepse shpërdoruam shumë. Tre herë Manaj para portës nuk mundi ta ndëshkojë portierin turk.

Shqiperia

Aktivizimi i Roshit dhe Abrashit kaloi peshoren në anën tonë, por atëherë kur dukej se po merrnim një pikë,  Ismajli dhe Strakosha nuk merren vesh dhe flakim një barazim mëse të merituar.

FT| TURQI-SHQIPËRI 1-0

Tosun 90′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

90′ GOL TURQIA 1-0/ Dalje e gabuar e Strakoshës, i cili nuk merret vesh me Ismajlin, Tosun nuk fal me portën e boshatisur dhe gjen rrugën e rrjetës! 

88′ Minuta fantastike për Kombëtare. Manaj gjuan nga distanca, por kontrollon përsëri Gynok.

87′ Përsëri Rei Manaj. Sulmuesi lëviz bukur në hyrje të zonës, provon me të majtën, por gjuajtja ndalet nga portieri turk.

86′ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Tosun.

83′ Zëvendësimi i tretë te Shqipëria largohet Cikalleshi, vendin e tij e zë Balaj.

82′ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Manaj del i vetëm me portierin, por nuk arrin të përfitojë duke i dhënë shansin Demiralit që të ndërhyjë dhe të largojë rrezikun.

76′ E pabesueshme çfarë humbet Manaj, me portën e boshatisur, vetëm pak metra larg vijës fatale!

72′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet nga fusha kapiteni Memushaj, vendin e tij e zë Abrashi. Shiriti i kalon Odise Roshit.

69′ Tufan ndëshkohet me karton të verdhë!

68′ Drithërima në portën e Strakoshës. Çalhanoglu provon me një goditje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

66′ Zëvendësim te Turqia, largohet kapiteni Emre, vendin e tij e zë Kahvexhi.

64′ Kundërsulm tepër i rrezikshëm i Turqisë! Fantastik Frederik Veseli, i cili bën një ndërhyrje shpëtimtare, duke mbajtur në lojë Shqipërinë!

57′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Lenjani, vendin e tij e zë Roshi.

50′ Tufan provon me një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zone, grushton mjaft bukur Strakosha, ndërkohë që Dermaku largon topin në anësore.

49′ Kundërsulm i rrezikshëm i Shqipërisë, Bare jep një asist për Lenjanin, por nuk e merr siç duhet topin, duke sfumuar një rast shënimi.

47′ Mundësi e mirë për Turqinë, harkon Çalhanoglu për Demiral, i cili nga brenda zonës, ia dorëzon topin në dorë Strakoshës!

46′ Starton pjesa e dytë, vendasit kryejnë zëvendësimin e parë. Largohet nga fusha mbrojtësi Kan Aihan, vendin e tij e zë një tjetër mbrojtës, Sojunçu.

Përfundon pjesa e parë! 

45+4′ Shqipëria e mbyll në sulm! Goditje dënimi për Kombëtaren e Rejës! Provon Manaj, me një gjuajtje të rrezikshme, por topi grushtohet nga portieri në këndore!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

43′ Sulmuesi Burak Jilmaz provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore dhe përfundon në duart e Strakoshës!

42′ Moment i vështirë në portën e Shqipërisë, Jilmaz nuk përfiton.

37′ Provojnë të kundërpërgjigjen turqit me Çalhanoglu, gjuajtja e mesfushorit kontrollohet pa problem nga Strakosha!

36′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e majta! Kroson Memushaj, për Manajn, i cili devijon me kokë, por topi shkon në duart e portierit turk!

30′ Turqit provojnë të ushtrojnë presion në zonën e Shqipërisë, të vendosur mirë futbollistë e Kombëtares, të cilët nuk lejojnë hapësira në prapavijë!

25′ Kan Aihan ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Cikalleshit në mesfushë!

21′ Keidi Bare futet bukur brenda zonës, pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari, i cili vazhdon lojën.

17′ Rast i rrezikshëm për Turqinë mes Jilmaz, i cili futet bukur brenda zonës, pason për Çalhanoglu, por ky i fundit vonohet duke sfumuar një mundësi shënimi!

12′ Një tjetër karton i verdhë për Shqipërinë, ndëshkohet edhe kapiteni Memushaj për një ngacmim në mesfushë!

6′ Tension në Stamboll! Bare kapet me mbrojtësin e Juventusit Demiral, pas një faulli në mesfush ndaj shqiptarëve. Të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë!

5′ Goditje dënimi për Turqinë! Emre harkon një top të rrezikshëm në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit shqiptarë!

4′ Dermaku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Burak Jilmaz.

3′ Memushaj gabon një top në mesfushë! Turqit nisen në një kundërsulm dhe provojnë të rrezikojnë me Tosun, por gjuajtja e sulmuesit, për fat të mirë shkoi jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar ndeshje! Turqit luajnë topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE:

TURQIA: Mert Gunok, Zeki Çelik, Kan Aihan, Demiral, Emre Belozoglu, Ozan Tufan, Cenk Tosun, Çalhanoglu, Umut Merash, Mahmut Tekdemir, Burak Jilmaz, . Trajner: Senjol Gynesh.

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Memushaj, Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja

Formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"