VIDEO/ Gafë me Handanoviçin protagonist, shikoni reagimin e portierit të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 14:54

VIDEO/ Gafë me Handanoviçin protagonist, shikoni reagimin e portierit të Interit

Një episod i veçantë ka ndodhur ditën e djeshme në mbrëmjen gala, ku u dhanë çmimet për lojtarët më të mirë në kampionatin italian.diletta-leotta-gaffe-con-handanovic-630x415

Prezantuesja e këtij eventi ishte Dileta Leota, e cila me një ngatërresë që bëri, ka tërheuqr vëmendjen e të gjithë.

Gjatë dhënies së çmimit si portieri më i mirë i vitit, i cili iu dha gardianit të Interit, Samir Handanoviç, Leota u shpreh se këtë çmim slloveni e ka fituar për herën e parë. Për portierin zikaltër kjo ishte hera e tretë që e fitonte këtë cmimi, pasi më parë e kishte fituar në vitin 2011 dhe 2013.

Megjithatë Handanoviç me qetësinë që e karakterizon atë si njeri i ka treguar prezantueses se kjo ishte hera e tretë për të, me Leotën që i ka kërkuar ndjesë menjëherë futbollistit. Ky episod ka sjellë të qeshura të mëdha në sallë, teska ka filluar të bëjë xhiron edhe në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"