VIDEO / Gafë epike, talenti i Fenerbahçes shënon e nuk di ku të puthë logon në fanellat e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 0:00

VIDEO / Gafë epike, talenti i Fenerbahçes shënon e nuk di ku të puthë logon në fanellat e reja

Fanellat e reja që ka prodhuar kompania “Puma” për disa nga klubet më në zë në Europë si Milani, Mançester Sitit, Olimpik Marsejë, Valencia apo Fenerbahçe, janë bërë objekt diskutimesh mes tifozëve.

dsdsdssd

Logo është bërë pjesë e dizajnit të fanellës ku shkruhet me të madhe emri i skuadrës dhe i sponsorit kryesor, ndaj për ta është humbje identiteti. Me sa duket, edhe futbollistët e dashuruar me klubet e tyre do ta kenë të vështirë me fanella të tilla dhe kjo u kuptua në ndeshjen e sotme të Ligës së Europës mes Fenerbahçes dhe HJK.

20-vjeçari Muhamed Gumushkaja u fut në fushën e lojës për Fenerbahçen në minutën e 62-të dhe vetëm dy minuta më vonë shënoi një gol spektakolar që rezultoi ai i fitores 1-0 të skuadrës së tij. Djaloshi tentoi ta festonte këtë gol duke puthur logon e klubit të tij të zemrës, por nuk po e gjente atë e krijoi një skenë humoristike që ka pushtuar rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"