VIDEO/ Gafë e pabesueshme e Leklerk, piloti përplas makinën ikonike të Ferrarit në pistën e shtëpisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 14:01

VIDEO/ Gafë e pabesueshme e Leklerk, piloti përplas makinën ikonike të Ferrarit në pistën e shtëpisë

Duket se fati i keq në Monako vazhdon ta ndjekë pilotin nga ky vend, Sharls Leklerk, i cili së fundmi ka bërë një gafë të pabesueshme duke përplasur një nga makinat më ikonike të Formula 1.

leklerk - niki lauda

Ferrari i drejtuar nga legjenda e këtij sporti, Niki Lauda, në vitin 1974, iu dha për një test pilotit nga Monako, i cili pas disa kthesash, pësoi një rrëshqitje dhe e përplasi me sponsorët, duke i prishur pjesën e prapme të makinës.

“Kur ti mendon se e ke tashmë të gjithë fatin e keq në Monako dhe më pas humbet kontrollin e frenave me një nga makinat më ikonike në historinë e Ferrarit të Formula 1”, ishin fjalët e 24-vjeçarit pas përplasjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"